• |
ide | kryesore

Paralajmërimi i fortë i Arta Markut: Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza

Lajme, Të fundit



Kryeprokurorja me mandat të përkohshëm Arta Marku ka zhvilluar takimin e parë me gazetarë pas marrjes së detyrës. Përpara përfaqësuesve të medias, Marku është shprehur se prioritet i saj do jetë zbatimi i ligjit, ndërsa ka paralajmëruar surpriza në organin e akuzës pas furtunës së pak ditëve më parë.

Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza. Nuk do jenë vetëm ato lëvizje që janë bërë deri tani. Nëse do jem neutrale dhe e pavaruar politikisht këto do t’i tregojë puna ime dhe rezultatet. Tensioni më të larguarit s’është krijuar prej meje por prej ligjit. Ata që janë larguar e dinë arsyen dhe po ashtu dhe ata që kanë ardhur në detyrat e reja e dinë arsyen“. – tha Marku.

E pyetur nëse zgjidhet me mandat të plotë si Kryeprokurore, për 7 vite, Marku është përgjigjur se nuk do thoshte jo.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *