• |
ide | kryesore

Perndiqte një 52-vjeçare dhe plagosi 2 policë, arrestohet shqiptari në Itali

Lajme



Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet se ngacmoi dhe ndoqi një femër. Por duket se historia e shqiptarit nuk përfundon me kaq, pasi i riu pasi u pikas nga policia, përplasi me makinën e tij dy karabinierë dhe për pasojë i plagosi.

 

Ngjarja në fjalë ndodhi Pistoia, në Montecatini Terme rreth orës 04.30 të së dielës. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte rezident në Altopascio të Luças, ndërsa kishte nisur ta ndiqte italianen, pasi të dy kishin qenë në një diskotekë. Ai arrestua për dhunë dhe rezistencë pasi refuzoi të bënte testin e alkoolit dhe drogës, ndërkohë që udhëtonte edhe pse i ishte pezulluar leja e drejtimit.

‘Ansa’ shkruan se dy karabinierët e lënduar u mjekuan në dhomën e urgjencës të spitalit të Pescia për plagë.

Sipas hetimeve të policisë, 52-vjeçarja nga Pistoia, kërkoi ndihmë në polici, ndërsa deklaroi se dikush po e ndiqte, edhe pse ajo ishte në makinë me një të njohurin e saj. Kur erdhi patrulla e policisë, shqiptari vijonte që të ndiqte me makinë italianen. Ai u arratis për rreth 10 km, por më pas u kap nga policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *