• |
ide | kryesore

Basha: Rama anuloi dëmshpërblimin për ish-të përndjekurit, por i dha vetes 823 mijë euro

Lajme, Të fundit



Qeveria ka në plan të ndërpresë dëmshpërblimin për trashëgimtarët e ish-të përndekurve politikë. Deklarata u bë të hënën nga ministri i Financave Arben Ahmetaj sipas të cilit çështja është ende në diskutim nëse do të vazhdojë shpërndarja e kësteve për këtë kategori.

Një ditë më pas kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se është e papranueshme nga opozita. Në një takim me disa degë të PD-së në Tiranë, Basha tha se Arben Ahmetaj dhe Edi Rama do t’u ndërpresin dëmshpërblimin të përndjekurve, kur një ditë më parë i kanë paguar vetës për inceneratorin e Fierit, 823 mijë euro.

Basha tha se PD do të qëndrojë fuqishëm kundër çdo përpjekje te qeverisë për heqjen e dëmshpërblimit dhe u bëri thirrje familjeve të ish të përndjekurve dhe pronarëve të bashkohen me opozitën në 27 janar.

“Pronaret, të përndjekurit dhe çdo shqiptar duhet ta dijë se më 27 janar jemi bashkë në shesh për ta në shesh në dhe për të drejtat e tyre të patjetërsueshme, se nuk do të pranojmë kurrë pazar me gjakun e paraardhësve të tyre, që luftuan për liri në ditët më të errëta të këtij vendi” – tha ndër të tjera Basha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *