• |
ide | kryesore

Ndërpriten bisedimet Kosovë-Serbi, shkak vrasja e Ivanoviçit

Lajme, Të fundit



Delegacioni i Serbisë në Bruksel ka ndërprerë bisedimet që nisën sot dhe mësohet se ata do të kthehen me urgjencë në Beograd për shkak të vrasjes së liderit serb të SDP-së në Mitrovicë të Veriut, Oliver Ivanoviç.

Gazeta “Blic” e Beogradit thotë se delegacioni i Serbisë i ka ndërprerë bisedimet në Bruksel, ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, gjithnjë sipas “Blicit”, ka caktuar takim urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë thotë se arsye e ndërprerjes së bisedimeve janë vrasja e Ivanoviçit dhe kërcënimet e kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli.

Vuçiç ka caktuar sot për në orën 12 takimin urgjent të Këshillit të Sigurisë së Serbisë ndërsa në orën 13 do t’u drejtohet mediave.
Ndërprerjen e bisedimeve në Bruksel e ka konfirmuar edhe delegacioni i Kosovës, raporton KTV.



1 Comment

  1. nderprerja e bisedimeve me kosoven eshte tregues jo i mire per qeverin serbe ,sepse ,ulleheqesit e drejte ,jane te urte matur dhe punet e mira nuk i nderpresin edhe pse ne mes dalin ,pengesa sepse me urtesi dine te vlersojne ralitetin ,ndajn problemet dhe pranojne zgjilljet me perfundim dobim per te gjith ,ky eshte shembulli i ulleheqesve te drejte dhe sukseseshem ,kurse ndalja e bisedimeve dhe vendosja kushteve tentativa per te mobilizuar ushtrin nirrituar serbet e kosoves ,per te coptuar kosoven ,gjith kjo furi ,ka vetem nje shpjegim ,qe ka brenda lle vrasjen qe eshte nje ,nje planifikim i mirfillte per te dalur tek finalja coptimi ,kjo eshte esenca e qellimit final ketyre nuk ju llimsen ullheqesit lokal ato jan si ushtaren ne lojen e shahut ,per te fituar lojen ,bukur te nderuar padrejtesia ne fillim ka embelsiren e malle por ne fund perfundon pacmangeshem me dhimbje ,sepse ka cmimin qe zoti i ka caktuar ,deri tani kostot e padrejtesise i paguan shqiptaret ,por mesa duket zoti gjithesise do tu dergojen koston e cmimit te ndeshkimit saje ate mund ta ndalni vetem me ndjese drejtesi hak ,ndryshe zotit botnave si shpetoni dot kini frik zotin sepse ai ashper ndeshkon te padrejtit arrogantet mendjemllenjet ,nuk ka ndollur ne historin njerzore qe dikush ka bere padrejtesi dhe zoti botnave e ka lene pa ndeshkim keni shembull kolegun tuaj miloshevicin shembull i fresket

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *