• |
ide | kryesore

Sherr në familje, motra godet me thikë vëllanë

Lajme



Një sherr në një familje të Vlorës ka përfunduar me një të plagosur. Pas debatit në familje motra 31-vjeçe me inicialet E.K. ka qëlluar me thikë vëllanë duke e plagosur. 20-vjeçari është dërguar në spital për mjekim, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.

Nga të dhënat e para raportohet se vëllai ka tentuar ta qëllojë, por ajo është përgjigjur duke e goditur me thikë. 31-vjeçarja është arrestuar dhe dosja e saj i ka kaluar Prokurorisë së Vlorës e akuzuar për “Plagosje të rëndë me dashje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *