• |
ide | kryesore

Skandali në FSHF, Fino: Janë dhe 4 shoqata të tjera fantazmë

Lajme, Të fundit



Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino deklaron se janë 12 shoqatat fantazmë. Fino publikon në Facebook dokumentin me përgjigjen nga Gjykata e Tiranës ku theksohet se shoqatat e Trajnerëve, Mjekëve Sportivë, Arbitrave dhe e Futsallit janë të paregjistruara, ashtu si 8 rajonalet.

Fino i cilëson si ndërtime pa leje dhe skandal të paprecedent faktin sesi për vite me radhë FSHF ka mbyllur sytë. “Pas 8 Shoqatave Rajonale, që u faktuan ligjërisht se nuk janë të regjistruara në Gjykatë, sot jam tronditur kur kam mësuar në mënyrë zyrtare që nuk janë të regjistruara as 4 Shoqatat e tjera.

Nëpërmjet vërtetimit nr. 156/1 Prot., i marrë nga Gjykata e Tiranës rezulton se nuk janë të regjistruara as Shoqata e Trajnerëve, Shoqata e Mjekëve Sportivë, Shoqata e Arbitrave të Futbollit dhe Shoqata e Futsallit. Ky është një skandal i paprecedentë i një Federate, e cila për vite me radhë ka mbyllur sytë para këtyre “ndërtimeve pa leje”, që i kanë zënë frymën futbollit shqiptar me ilegalitetin e tyre”, deklaron Fino.

Nga 66 anëtarët e Asamblesë, 54 janë klube futbolli dhe 12 shoqata sportive, që nuk janë të regjistruara. Pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar, por që mund të vendosin për garën që do të zhvillohet në datë 7 shkurt nëse do të votojnë. Bashkim Fino ka paralajmëruar se nëse përfaqësuesit e këtyre shoqatave do të drejtohen për të votuar do i dërgojë në prokurori, por FSHF është e vendosur që t’i lejojë që të votojnë.

Asambleja e Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore e FSHF-së, do të mblidhet më 7 shkurt në Durrës. Interesimi më i madh për këtë Asamble është zgjedhja e Presidentit të FSHF-së dhe 11 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Sipas Statusit të FSHF-së Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë legjislativ i Federatës Shqiptare të Futbolli dhe përbëhet nga 66 anëtarë me të drejtë vote.

Në faqen zyrtare të FSHF renditen nominalisht se kush janë këta anëtarë, prej të cilëve 54 janë klube sportive të gjithë kategorive të futbollit dhe 12 janë shoqata, prej të cilave 8 janë shoqata rajonale: Shoqata Rajonale Tiranë, Shoqata Rajonale Shkodër, Shoqata Rajonale Lezhë, Shoqata Rajonale Durrës, Shoqata Rajonale Elbasan, Shoqata Rajonale Fier, Shoqata Rajonale Korçë, Shoqata Rajonale Gjirokastër. 3 janë shoqata që kanë lidhje direkte me aktivitetin si: Shoqata e Arbitrave, Shoqata e Trajnerëve dhe Shoqata e mjekeve sportive, ndërsa 1 është Shoqata e Futsallit.

Si zgjidhet Presidenti

Për zgjedhjen e presidentit të FSHF-së kandidatët duhet të marrin 2/3 e votave. Nëse asnjë nuk e arrin këtë numër, dy kandidatët me më shume vota, zhvillojnë raund tjetër. Fiton ai që merr më shume vota. Nëse edhe në këtë rast nuk fiton askush, 24 orë më vonë mbahet një tjetër asamble, me votim tjetër. Ndërsa për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, fitojnë ata që kanë 50 për qind plus 1 votë në raundin e parë.

Nëse në raundin e parë nuk fitohet, zhvillohet i dyti dhe fitohet me shumicë të thjeshtë votash. Nëse sërish votat janë barabar, bëhet një raund i tretë dhe, nëse as ky nuk mjafton, anëtarët zgjidhen në bazë të shortit. Neni 13, Pika 2: Çdo kandidat propozohet nga të paktën një anëtar i FSHF-së, jo më vonë se 20 ditë para datës së asamblesë.



2 Comments

  1. ik ore xhuxh…
    U bere ti me marr futbollin…. ti sa topi je vet. Apo QEVERIA do te pastroje leket edhe me sportin tani..
    ska pune politikani me futbollin.

  2. Me shoqata fantazme eshte mbushur e gjithe shqiperia ore shoku tartabiqe. Dhe e gjithe kjo situate fale edhe kontri(b)mutit tend si politikar. Dhe sot ti kerkon te behesh kryeari i ketyre shoqatave, leri pordhet qe do besh e cdo besh se ne gjithe historine tende si politikar qe kur erdhe nga gjirokastra me helikopter ke qene vetem fatkeqesi per te gjithe. Si hizer ke mbijetuar ne PS…… ushunjez e keqe je….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *