• |
ide | kryesore

Vrasja e Oliver Ivanoviç, zbulohen dy prokurorët që do të hetojnë

Arkiva



Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqeri Syla deklaroi se prokuroria ka nisur hetimet për vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç.

Ai zbuloi edhe emrat e prokurorëve që po hetojnë ngjarjen e rëndë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviç.

“Vrasja e Oliver Ivanoviçit është duke u hetuar nga një ekip prej dy prokurorëve të Prokurorisë sonë, Nijazi Rexha dhe Jova Radoviç”, ka thënë Shyqeri Syla për Kallxo.

Ai tha se ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë vrasje.

Aktualisht, ekipi kosovar i ekspertëve të mjekësisë ligjore është duke kryer autopsinë e trupit të pajetë të Oliver Ivanoviçit. Ndërkohë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka kërkuar përfshirjen e prokurorëve serbë në hetimin e vrasjes ndërsa ka thënë se edhe prokuroria serbe do ta kryejë një hetim paralel për këtë vrasje.

Vrasja e Oliver Ivanoviçit ka shkaktuar reagime të shumta nga të gjitha palët. Ndërkombëtarët i druhen një tensioni në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, çka mund të minonte edhe dialogun e nisur nga Brukseli. Deri më tani s’ka asnjë të dhënë për autorët e krimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *