• |
ide | kryesore

Këngëtari i “The Chainsmokers” e pëson keq, e dashura i publikon tradhëtinë

Paparazzi, Slider


Këngëtari i famshëm i grupit “The Chainsmokers” Alex Pall dhe partnerja e tij Tori Woodward sapo i dhanë fund marrëdhënies së tyre 4 vjeçare. Vetëm pak orë më parë Tori ka publikuar në historinë e Instagram-it të saj dy foto të shkëputura nga video e një kamere në ashensor ku i dashuri i saj shfaqej në krahët e një femre tjetër. Zemërthyer ajo u ka treguar ndjekësve të saj se kjo nuk është hera e parë që ai e tradhëton. Krahas fotove ku shfaqet këngëtari me një tjetër modele, ajo ka treguar se ai nuk e ka pranuar kurrë se e kishte tradhëtuar. Për shkak se Alex është personazh i famshëm, të tradhëtosh partneren për një natë nuk është diçka e rëndësishme pasi kjo gjë ndodh rëndomë në industrinë e muzikës. Pas një bisede të gjatë ai e ka pranuar fajin pasi nuk i shmangej dot fakteve. Megjithatë, sipas tij ajo po i jepte më tepër rëndësi kësaj situate dhe nëse do të publikonte këto pamje, gjë që ajo sapo e bëri, karriera e tij do të merrte fund.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *