• |
ide | kryesore

Marrëveshja e 2009, në 22 janar rinisin gërmimet në Jug për eshtrat e ushtarëve grekë

Lajme, Të fundit



Në 22 janar fillojnë në fshatin Dragot të Tepelenës gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bëhet fjalë për një proces që është rrjedhojë e marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e greke të asaj kohe. Sipas Javanews gërmimet aktuale kryhen në kuadrin e ndërtimit të dy varrezave që parashikon marrëveshja e mësipërme, përkatësisht në Këcyrë dhe në Bularat.

Po ashtu mësohet se nuk ka asnjë devijim nga marrëveshja e vitit 2009 dhe se nuk do të ketë asnjë varrezë të re, përveç vendprehjeve të përcaktuara në atë marrëveshje. Me insistimin e palës shqiptare, është përfshirë në procesin e kërkimit dhe identifikimit të eshtrave të ushtarëve grekë, edhe një ekspert amerikan i identifikimit. Gërmimet aktuale do të kryhen mbi bazën e një protokolli strikt, i cili parashikon se të gjitha shpenzimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave do të jenë të palës greke.

Sqarohet gjithashtu se gërmimet do të kryhen në zona të cilat do dakordësohen paraprakisht me palën shqiptare dhe se procesi do të nisë vetëm me dhënien e lejes nga zyrtarët shqiptarë të pranishëm në kërkim-zhvarrimet që do të kryhen.

 



9 Comments

  1. ne kete komision duhet edhe ekspertisa ,gjenetike dhe nje pale te trete turqis ,mbasi turqia ishte vendi ,me perandori dhe ishim ne te keshtu ,ne kete komision cmanget cdo korrupsion dhe zbardhet e verteta

  2. edhe shqiptaret duhet te kembengulin per te bere lapidare ne cameri prevezde janine kudo ku mendohet qe ishin troje shqiptare si reciprocitet ,edhe ne duhet te nderojme baballaret tane ne cameri e nese grekerit refuzojne ,as populli shqiptare nuk do lejone hegjemonin ,greke ne trojet tona nese sdo ket reciprocitet ,dhe transparenc , dhe pyetet populli shqiptare vet populli dy qeverive do tu deshtojne cdo plan

  3. PO PER ESHTRAT EMIGRANTEVE SHQIPTARE TE VRARE ME KUFI E MATANE KUFIRIT NGA USHTARET DHE FERMERET GREKE GJATE VITEVE 1990-1998, KUR DO TE GERRMOHET, QIRIE BUSHATI?

  4. Namyti Llumi,
    une personalisht do te isha dakort qe ky pretendim i grekeve per gjetjen e eshtrave te ushtareve greke te rene ne trevat e Shqiperise ne frontin e pare dhe te dyte Italo-Greke te luftes dyte Bterorete te cilat jane zhvilluar ne treat shqiptare te lejohet (meso historine) , mbasi perben nje kontribut te luftes kunder Fashizmit.
    Por nuk jam aspak dakort qe te varrosen ne tokat Shqiptare dhe per me teper duke ngritur permendore te cilat kane nje ndyresi te njohur te hileve Greke. Ato perbejne nje “Kal Troje” tashme per ne.
    Gjithashtu keto marveshje nuk duhet te jene te njeaneshme, por te ndersjellta, pra edhe ne duhet te kerkojme te drejtat e Camerise dhe popullsise shqiptare qe kane banuar dhe banon ne Greqi.
    Persa i perket shqiptareve shkeles te kufirit te vrareve ne token greke perben shkelje te ligjit dhe konventave dypaleshe. Shkurt Greket kane zbatuar ligjin. Kerkimi i eshtrave te tyre eshte problem i familjeve perkatese dhe jo i qeverive.
    Se fundi kur mer persiper te komentosh me pare meso dhe informohu per historine dhe ligjshmerine dhe ne rast se nuk kupton mbetesh “vellai” i komentuesit ari dhe ashtu sic ke emrin mundohesh te na mbytesh me llum.

  5. I nderuar Profesori im privat “i paemër”!
    Historine e di mire! Pse mendon arbitrarisht se nuk e di qe greket kane lutuar dhe rene ketu ne Shqiperine e sotme? Edhe une jam dakord qe te kerkohen eshtrat, por LLUMRA si Bushati Rama etj bien dakord vetem per interesat e pales greke, duke nenshkruar(që me Sali Llumin ne 2009) e zbatuar sot vetem veprime qe avantazhojne qeverine greke. Ndersa:
    1. Marreveshja per Detin ende nuk eshte sqaruar apo kundershtuar.
    2. Ceshtja e pronave dhe GENOCIDIT ndaj Çameve eshte lene ne harrrese.
    3. Te vraret ne kufi, POR SIDOMOS ATA TE VRARET MATANE KUFIRIT, neper fermat e melet greke, qe iu referova me lart, jane me dhjetera ne mos me qindra pa varre apo pa drejtesi te vene ne vend.
    4. Flet per “konventa dypaleshe”, por harron qe pas kaq kohesh mohimi pala greke e pohoi se “…ligji i luftes me Shqiperine eshte nje budallallek dhe do shfuqizuar” , dmth sipas teje dhe grekeve, a mos duhet vrare sot cdo shqiptar qe gjendet matane kufirit pa dokumenta perkatese? A mos duhen vrare ne France e Gjermani cdo fukara shqiptar apo sirian qe ka kaluar kufirin ilegalisht?
    Pergjigju ne qofte se mendon se une nuk di histori
    Nese nuk pergjigjesh…. je vec nje mjeran komentues qe mendon se qindra rreshta te japin te drejte te gjykosh e percmosh komentuesit e tjere

  6. i nderuar na mbyti llumi ,kjo eshte fjal e lir pa penges por mundesi kujtese per dobi ,komentet e mija jan per te drejten hakun transparence ,per sejcilen pale kurse mjeran jan te padrejtit ,me padrejtesit e tyre ,sejcili me mendimet fjalet dhe veprat e tije percakton ate cfar eshte ,por koha pastron ndan te miren nga e keqa duke plotesuar kuptimin per te drejtit te drejtat dhe per te padrejtit cilesit dhe virtytin e cmimit te padrejtesise me rrespekt i nderuar nese me te vertet pretendon qe je i tille ,dhe ne mes tedyve ekziston keqkuptim ku ky koment qarteson urtesin per mirkuptim per ato qe deshirojne unitetin vlerat dobiz zgjilljet sukseset

  7. Ta mirekuptoj komentin, por, te keqen, ver ndonje presje a pike a shkronja te medha ne fillim fjalie, se s’te kuptojne te tjeret… Pershendetje!

  8. Namyti llumi,
    nuk ka rendesi se cfare di por si i perdor dijet ne jete.
    Une iu referova komentit tend shkruar me germa kapitale ku krimi me i madh qe kane bere Greket eshte ai i personave vrareve qe kane shkelur kundra ligjit kufirin ne token e tyre. Pa paragjykuar arsyet qe kane detyruar keta persona per Greket jane trafikante dhe atyre u lind e drejta te zbatojne ligjet e tyre.
    Ne nje kohe qe jane te panumerta poshtersite e bere nga Greket kundra Popullit tone , do te thosha nder shekuj, ti mer si shembull pikerisht ate per te cilen Greket muk jane fajtore.
    Pra hedh llum mbi ta dhe natyrshem kushdo asnjeanes po te mbeshtetej ne shembullin tend do te akuzonte Shqiptaret qe po mbytin me llum Greqine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *