• |
ide | kryesore

Shqiptarët ngrenë në këmbë gjykatën: “Duan të na vrasin në qeli!”

Lajme, Të fundit

U mbajt këtë të shtunë në Athinë seanca kundër 2 shqiptarëve Arber Bako dhe Olti Dulçe të akuzuar për vrasjen e avokatit të njohur grek Jorgos Andonopulos më 3 nëntor 2014. Të akuzuarit akuzuan trupin gjykues se janë kërcënuar me vdekje dhe se kundër tyre është kryer tentativë për ti vrarë, por askush nuk ka reaguar.


“Erdhën të na vrisnin në qeli në Koridhalo. Dua të diskutohet tani”, tha Arbër Bako dhe gjykatësi i kërkoi të bisedojë me prokurorin.


Gjykatësi i ka kërkuar të qetësohet sepse do të flasë me prokurorin, por shqiptarët kanë nisur të bërtasin dhe të akuzojnë.

“Keni thënë dhe nuk bënë asgjë. Po të doni të vazhdojmë gjyqin, le të vijë këtu tani. Ne bëmë luftë të gjejmë kush janë truri dhe ju nuk doni t’ia dini. Nëse ju paguajnë, ti vini… Jeni të gjithë të vdekur”, ju përgjigjën të akuzuarit, raporton shqiptarja.com.

Më pas ata janë larguar nga salla e gjyqit duke sharë gjykatësin edhe të pranishmit në sallë. Të dy akuzohen dhe për vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos më 12 tetor 2017. Pas largimit të tyre, seanca vazhdoi normalisht. Gjyqi vijon më 24 janar, ndërsa një kurd ka pohuar se është paguar për të eliminuar dy shqiptarët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu