• |
ide | kryesore

Përplasje mes nënave të Justin Bieber dhe Selena Gomez

Paparazzi, Slider


Nëna e Justin Bieber, Pattie Mallette ka mbrojtur djalin e saj me anë të një postimi në Instagram pas deklarimit të nënës së Selena Gomez se nuk e aporvon lidhjen e këngëtarit me vajzën e saj.

Mallette postoi një fotografi të saj dhe Justin në një anije me mbishkrimin: “Unë jam shumë krenare për njeriun mahnitës që ti je dhe që do të bëhesh.”

Ajo shtoi: “Asnjëri prej nesh nuk është i përsosur dhe nuk do të jetë kurrë, (kështu që gjithmonë do të kemi nevojë për durim dhe mirësi për njëri-tjetrin). Unë admiroj karakterin dhe integritetin tënd.

Ti je tashmë i matur, i bukur e i pjekur pavarësisht moshës tënde. Ti të bën kaq shumë për të qeshur saqë unë qesh me vete kur kujtoj diçka që e ke thënë. Zemra jote është prej ari. I love you to the moon and back.

P.S. A e përmenda që jam krenare për ty”

Komentet e 41-vjeçares erdhën pasi nëna e Selena Gomez, Mandy Teefey tha për GossipCop se nuk ishte e lumtur që yjet e muzikës u lidhën përsëri.

“Selena mund ta jetojë jetën e saj ashtu siç dëshiron përsa kohë që është e lumtur, e sigurtë dhe e shëndetshme,”-tha Teefey. “Ajo është 25-vjeç dhe e di se çfarë është e rrezikshme për shëndetin e saj. Unë nuk kontrolloj dot mënyrën sesi ajo është. Selena është e rritur dhe mund të bëjë zgjedhjet e saj.”

Bieber dhe Gomez u rilidhën në tetor, pasi u ndanë në vitin 2014.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *