• |
ide | kryesore

Basha nga Korça: Fund qeverisë me 2 standarde, Rama po mbron Tahirin, Balilin dhe Shullazin

Lajme, Të fundit



Ndërsa pritet protesta e 27 janari, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë ditën e sotme në qytetin e Korçës, ku ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e protestës e cila do të mbahet në këtë datë. Basha u ka kërkuar qytetarëve që të bashkohen për t’i dhënë fund qeverisjes me dy standarde që favorizon klientët dhe bandat kriminale që e mbajnë në pushtet dhe ngarkon qytetarët me taksa. Basha gjithashtu ka shtuar se pasoja kryesore e blerjes së zgjedhjeve dhe bashkëqeverisjes së Ramës me krimin është varfërimi i shqiptarëve dhe pasiguria për të ardhmen.

Zero taksa për hotelet e reja me pesë yje që do të ndërtohen si lavatriçe të parave të pista. Këta nuk do të paguajnë taksa për 10 vjet, ndërsa një hotel me pesë dhoma në Korçë, do të fillojë të paguajë 20% TVSH. 20% më shtrenjtë, nga buka, tek veza, tek vaji, gjithçka që blihet në dyqane. Gjithçka që blihet në dyqane, që deri më sot nuk e paguanin këtë TVSH, këtë marrëzi të fundit, tani duhet të paguajnë edhe 20 përqindëshin. Zgjedh të rrisë çmimin e energjisë elektrike, zgjedh të rrisë çmimin e naftës, që të marrë me një dorë 220 milionë euro ARMO, pra, Edi Rama me Beson me shokë, dhe 50 milionë euro taksa të papaguara që do të mjaftonin që të gjithë të rinjtë që dalin nga shkolla, afër 30 mijë në vit, të paguheshin një vit nga shteti me 300 mijë lek të vjetra në muaj për të bërë stazhe. Ne sot kemi një prokuror të emëruar pa vetting. Përse? Për t’i kthyer pasaportën Sajmir Tahirit, për të prishur gjyqin e Emiljano Shullazit, për të bërë të pakapshëm Klement Balilin, i cili bredh nën hundën e policisë, nga mesi i Tiranës ne lokalet e Sarandës.” – tha Basha.

 



3 Comments

  1. Nodoshta qytetaret kan novoje me shum per projekte, diçka konkrete,… keni ndonje projekt me prezentue ???
    Sjellje me shum subjektive sesa objektive, : urrejtje, kritike, negativizem, sabotim, jo-konstruktive,… duket shum e ult,,, mos merrni qytetaret e lodhur me ndjenja (te kqija e personale)… duket sjellje anti-shterore, anti-shqiptare bile anit-njerzore, per cdonjerin qe e shiqon nga larg!! nuk e tash kurrsesi te mbroj te tejeret pour ashtu duket nga kendej n’evrope…

  2. Nder kryesoret qe mbron dhe mbeshtet koqeministri je Ti dhe vjehrri yt, ore palaco i fajdeve Alimuca. Ske asnje lidhje as me PD dhe as me te djathten

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *