• |
ide | kryesore

Chriss Teigen: “Gra dashuroni flokët e thinjura”

Paparazzi, Slider


Një ndër modelet më të komentuara në showbiz ka nxitur të gjithë femrat që të mos fshehin flokët e thinjura.

Tiegen ka qenë pjesë e ceremonive të ndryshme, të ndjekura nga e gjithë bota ku shpesh flet për gjëra të përditshme, të cilat i prekin të gjithë.

Së fundmi, në një postim në Tëitter, modelja e ‘Sports Illustrated’ tha se ka ardhur koha që gratë të dashurojnë flokët e tyre gri.

“Kam zbuluar një tufë me flokë të thinjura. Ëndrrat e mia po bëhen të vërteta,” – shkruajti ajo në rrjetin social ku ndiqet nga 9 milionë persona.

Postimi i saj mori mbi 52 mijë pëlqime si dhe u shpërnda më shumë se 1.500 herë. Modelja, si dhe bashkëshortja e artistit të njohur, John Legend vijon të mbrojë bukuritë femërore dhe të bëjë të gjithë vajzat të duan veten.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *