• |
ide | kryesore

FOTO/ Kokaina e shqiptarëve me “peshk të kuq” që po çmend policinë italiane

Lajme, Të fundit



Një tjetër korrier droge bie në prangat e policisë italiane. Operacioni u zhvillua në një autostradë të Toscana pranë Arrezzo. Mediat italiane shkruajnë se është arrestuar një 26-vjeçar shqiptar që po drejtonte një makinë Mazda drejt Romës. Policët ishin në dijeni të një sasie droge që do të kalonte në atë segment të autostradës dhe për këtë shkak u aktivizuan disa patrulla.

E vetmja gjë që nuk dihej ishte lloji i makinës që do të kryente transportin. Për këtë shkak është dashur kontrolli i një automjetesh. Sipas llogarive gjatë gjithë pasdites në atë aks mund të kenë kaluar mbi 13 mijë mjete, por Mazda e shqiptarit tërhoqi vëmendjen e policisë. Sapo ati iu kërkua të ndalonte u vu re se ishte i shqetësuar. E kishte fshehur drogën, rreth 1 kilogram kokainë në një xhep të krijuar posaçërisht në afërsi të kroskotit. Vlera e saj në treg arrinte në 65 mijë euro. Vazhdojnë hetimet për bashkëpunëtorë të tij.

Ajo që ra në sy ishte se pakoja mbante si logo një peshk të kuq, njëlloj si një tjetër sasi droge e sekuestruar pak ditë më parë në Emilia Romagna ku një tjetër shqiptar 34-vjeçar u arrestua. Shqiptari kishte vetëm rolin e korrierit ndërsa kokaina ishte e një cilësie shumë të pastër.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *