• |
ide | kryesore

Këta janë aktorët që para famës kanë punuar si kamarierë

Paparazzi, Slider


Përpara se të ishin aktorë, këngëtarë apo president, disa nga personazhet më të njohur, e kanë nisur nga 0, duke punuar si kamerierë apo shërbyes në sektorin e ushqimit.

Lady Gaga – Para se të bëhej një prej këngëtareve më të suksesshme, ajo ishte një kameriere në një mencë në Manhatan.

Brad Pitt – Sot ai është një prej aktorëve më të rëndësishëm të Hollivudit, por më parë ai vishej si gjel në një restorant për të argëtuar njerëzit.

Jennifer Aniston –Të flasësh për karrierën e saj është e kotë sepse të gjithë e njohin dhe e pëlqejnë, por ylli i serialit “Friends” më parë shiste hamburgerë.

Eva Mendes – Aktorja latine që në moshën 15-vjeçare ka nisur të punojë në një piceri, ndërsa sot është një prej aktoreve më të njohura.

Madonna – Përpara se të bëhej mbretëresha e muzikës POP, ajo ishte një vajzë e re pa para, e cila punonte në një prej filialeve të Dunkin’Donuts në New York.

Sharon Stone – Sot ajo numëron 40 vite karrierë si një prej aktoreve më të njohura të Hollywood, por kur jetonte në Pensilvani, Stone ka punuar në një prej filialeve të McDonald’s në vend.

Barack Obama – Ish-presidenti i SHBA-ve punonte si kamerier në një dyqan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *