Disa mesazhe të Ariela Muratit me një shokun e saj janë publikuar nga JOQ. Personi që i ka dërguar nuk është identifikuar, por thotë se këtë e ka bërë pasi dëgjoi dëshminë e vëllait të Aldisonit, që tha se të dy ishin të lidhur dhe nuk kishte pasur asnjëherë kërcënime.
Në këto mesazhe dallohet qartë se Ariela ka qenë e tmerruar nga përndjekja e Aldison Belulajt, të cilin e përshkruan si një njeri me probleme mendore dhe me të cilin nuk kishte komunikim askush nga familja.
“Nese policia i do provat, mesazhet jane plotesisht reale si ne Insta dhe ne Whatsapp. Jane te gjitha si te bera sot” shkruan personi që i ka publikuar mesazhet.
“U tha edhe se ai e mbante me gjithë të mirat dhe shpenzonte për të. Broçkulla të mëdha. Nëse do ishte kështu, pse punonte Ariela ndërkohë që studionte? Pse punonin dhe lodheshin prindërit e saj për t’i siguruar shpenzimet e vitit të ri shkollor? U tha gjithashtu se edhe ajo ‘e ka kruajtur vetë’, përderisa nuk e denoncoi.
Unë, si miku i saj më i ngushtë, e di shumë mirë pse ajo nuk e bëri. Vëllai i Aldosenit mund të thojë që ai nuk e ka kërcënuar kurrë Arielën, por çfarë mund të quhet kjo gjë : Aldoseni kapte foto të motrës së saj rrugëve të Tiranës, ia hidhte në mesazhe Arielës dhe i thoshte ‘Ti shko më denonco, por motrës s’ke për ta parë më të gjallë” shkruan shoku i Arielës.
Lexoni më poshtë sms e Arielës që përshkruan Aldisonin:










