• |
ide | kryesore

“Shape of Water” në krye të nominimeve pë Oscar 2018

Paparazzi, Slider


Ceremonia e ’90 e ndarjes së çmimeve “Oscars” do të mbahet më 4 mars në “Dolby Theatre”, Los Angeles dhe drejtimi i këtij spektakli këtë vit i është besuar moderatorit Jimmy Kimmel.

Akademia e filmit pak orë më parë ka zbuluar listën e të kandiduarëve ndërkohë që menjëherë janë vënë re pakënaqësi nga publiku. Angelina Jolie nuk ka marrë asnjë nominim për dramën e famshme “First They Killed My Father” e cila u vlerësua në “Golden Globes”.

Sa i përket kategorive, këtë vit ceremonia e ndarjes së çmimeve udhëhiqet nga “The Shape of Water”. Romanca e Guillermo del Toro është nominuar në 13 kategori duke përfshirë atë të filmit më të mirë.

Në vend të dytë qëndron “Dunkirk” me 8 nominime i cili u përfol shumë për pjesëmarrjen e Harry Styles. “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” ndjek vendin e 3-të me 7 nominime.

Gjithashtu prodhime si “Darkest Hour”, “Lady Bird”, “Call Me By Your Name”, “Get Out” dhe “Phantom Thread” janë në garë për filmin më të mirë.

Të nominuarit për aktorin më të mirë mashkull janë; Daniel Day-Lewis “Phantom Thread”, Timothee Chalamet “Call Me By Your Name”, Daniel Kaluuya “Get Out”, Gary OIdman “Darkest Hour” ,dhe Denzel Washington “Roman J. Israel, Esq”.

Ndërkohë, të nominuarat për aktoren më të mirë femër janë; Meryl Streep “The Post”, Frances McDormand “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri”, Margot Robbie “I, Tonya”, Sally Hawkins “The Shape of Water” dhe Saoirse Ronan “Lady Bird”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *