• |
ide | kryesore

Ahmetaj dhe Tabaku shkëmbejnë akuza në Kuvend për varfërinë

Lajme, Të fundit

Edhe seanca e sotme plenare ka patur përplasje me deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Ka qenë ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj, ai i cili ka replikuar sot me deputeten e PD-së, Jorida Tabaku në Kuvend. Ndërsa Tabaku akuzoi qeverinë se po rrit varfërinë në vend, se nuk po kompenson pronarët dhe ish-të përndjekurit, ministri Ahmetaj e kundërshtoi me shifra.


Sot 290 mijë shqiptarë nuk kanë ushqim, hanë një herë në ditë. Ndërkohë e keni ulur me 43 mijë persona numrin e të përndjekurve politikë që përfitonin pagesë”, – u shpreh deputetja Tabaku.


Nga ana e tij, ministri Ahmetaj tha se jo vetëm që varfëria e papunësia janë ulur, por edhe ish-të përndjekurit e pronarët e vjetër kjo qeveri është e vetmja që është vënë në lëvizje.

Në 2012 ishin dy kategori që këta i kanë vënë me ngjyrë, pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit, pikërisht këta politika juaj la pa asnjë lekë. Tani ka mbetur kësti i tetë i të gjallëve, ua ka dhënë kjo partia komuniste që nuk i deshte, kjo i paska paguar të gjitha paratë këtyre cent më cent. Qeveria e PS vendosi 50 mln dollarë që t’i kompensojë denjësisht, por nga podiumi i PD dalin emocione çadrash. Jeni bërë qesharakë, vini këtu dhe thoni është rritur varfërua, po u rrit mes viteve 2008-2012. Papunësia është ulur me 4 pikë, nuk është rritur, nuk është ulur mjaftueshëm por ishit ju që e rritet. Sipas BB-së varfëria arriti kulmin në vitin 2012”,- u shpreh ministri.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu