• |
ide | kryesore

Ledri Vula krah Rita Orës në koncertin e pavarësisë

Paparazzi, Slider


Prej disa javësh, mediat shqiptare po ziejnë nga lajmi i ardhjes së Rita Orës në Kosovë, ku artistja do të jetë pjesë e koncertit që do të mbahet me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë. Por Rita nuk do të jetë e vetme në skenë. Siç ka bërë të ditur “Gazeta Express”, para shfaqjes së saj, një tjetër emër i njohur i muzikës shqiptare do të performojë në skenën e Prishtinës. Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula, i cili do të këndojë hitet e tij për të gjithë të pranishmit. Deri më tani nuk bëhen të ditur emra të tjerë të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në koncert.
Ndër të tjera Dua Lipa, e cila gjithashtu ishte kontaktuar për të performuar, e ka refuzuar ftesën për shkak të impenjimeve të tjera të paracaktuara.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *