• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë në Amsterdam/ Një i vdekur, dy të plagosur

Planet



Një i ri u ekzekutua me armë zjarri ditën e sotme në Amsterdam. Mediat raportojnë se edhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa ngjarja ndodhi në qendër të kryeqytetit holandez.

Mësohet se një person me maskë ka hapur zjarr ndaj një adoleshenti, dhe për pasojë thuhet se ky i fundit ka ndërruar jetën.

Deri më tani nuk jepen të dhëna nga policia, ndërsa nuk dihet nëse ka qenë një akt terrorist apo jo. Ndërkohë, zona po mbikëqyret nga forca të shumta policore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *