• |
ide | kryesore

Policia e Shtetit porositi 1500 oficerët në protestë: Kujdes pas mbarimit të fjalës së Bashës

Lajme, Të fundit


Efektivët e vendosur përpara Kryeministrisë kanë marrë një mesazh të qartë nga Policia e Shtetit, që të kenë kujdes kur të mbarojë fjalimin Lulzim Basha.  Kryetari i PD-së u ngjit i fundit në podium, e pas fjalës së tij u mbyll protesta. Por pikërisht në këtë moment, oficerëve u është dhënë porosia që të mos ndërhyjnë dhe të shmangin çdo provokim.

Policia ka patur frikë se protestuesit e PD, në fund të protestës, do tentojnë të vendosin banderolat përpara Kryeministrisë, apo do të bëjnë ndonjë veprim tjetër që cënon sigurinë prandaj kanë marrë direktiva edhe për skenare të tillë.

Prezenca e policisë ditën e sotme ishte e shumtë, duke abrkuar pranë kryeministrisë edhe me mjete të rënda. Po ashtu në tarracat e ndërtesave janë parë spnaipera, si dhe është bërë me dije s enë protestë do të ketë edhe monitorim nga agjentë të huaja. Gjithë këto masa janë ndërmarrë për të shmangur ndonjë incident të mundshëm .

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *