• |
ide | kryesore

“West Side Family” rikthehet si më parë, a do të zëvëndësohet Dr.Flori?

Paparazzi, Slider


Ata janë autorë të një sërë hitesh, tekstet e disa prej të cilave i mbajmë akoma mend. E pas një shkëputje të gjatë nga muzika, grupi i famshëm “West Side Family”, u rikthye me këngën “Beso” kushtuar ish-pjestarit të këtij grupi, Dr.Flori. Një këngë mjaft e bukur dhe e ndjerë, e veçanta e së cilës ishte dhe fakti se pjesë e videoklipit ishte edhe Dr.Flori.
Por lajmi i mirë është se ata kanë në planë ta mbajnë të bashkuar grupin për të na sjellë të tjera projekte. Landi dhe Miri kanë treguar se viti 2018 do të jetë plotë punë për ta. Të pyetur nëse do ta shtojnë apo jo grupin e tyre, Landi thotë se grupi nuk do të shtohet, por do të punojnë edhe me një tjetër person.
“West Side Family” kanë funksionuar në fillim me Florin dhe Mirin e më pas u bashkova unë. Kemi qenë karaktere të ndryshme si në skenë ashtu edhe në jetë. Ne nuk do ta shtojmë grupin, thjesht do të punojmë me vëllanë e Dr.Florit, Albanin i cili është i karikuar këto kohë për të bërë muzikë shumë të mirë”, thotë këngëtari.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *