• |
ide | kryesore

Zonja e parë e Amerikës femra më shik në botë

Paparazzi, Slider
melaniatrump_010616douglasfriedman.jpg


Që pas zgjedhjes së Donald Trump si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të gjithë pjestarët e familjes së tij janë vënë në qendër të vëmendjes së mbarë botës.

Mes mbështetësve dhe kundërshtarëve, popullariteti i familjes Trump është mjaft i lartë.

Kështu zonja e parë Melanie Trump adhurohet nga miliona njerëz në mbarë botën, të cilët e konsiderojnë si femrën më shik të planetit.

Megjithatë ka pasur edhe nga ata stilistë të cilët kanë deklaruar publikisht se nuk kanë preferuar të jenë ata që do të veshin zonjën e parë.

Por duket se tashmë kjo ka kaluar, pasi janë stilistët më me emër në botë ata që kanë stiluar veshjet e zonjës së parë në evenimentet më të rëndësishme presidenciale.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vajzën e presidentit, Ivanka Trump, e cila në të gjitha daljet e saj publike është shfaqur mjaft elegante.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *