• |
ide | kryesore

“Si duhet ta lexojnë Basha e Kryemadhi protestën e 27 janarit” 

Lajme, Të fundit



Ish-ministri, Besnik Mustafaj, deklaroi se liderët e opozitës duhet të dinë si ta lexojë protestën e 27 janarit, edhe pse ajo i tejkaloi pritshmëritë.

Sipas Mustafajt, prania e mijërave shqiptarëve në atë miting nuk do të thotë domosdoshmërisht mbështetje ndaj Lulzim Bashës, por më tepër lexohet si pakënaqësi ndaj qeverisë së Edi Ramës.

Kritiku i Bashës u shpreh se kryedemokrati dhe liderët e tjerë opozitarë duhet të kuptojnë se vetëm nëpërmjet një programi të vërtetë politik mund të vazhdojë kjo frymë proteste.

“Prania e shumë dhjetra mijëra shqiptarëve në atë miting tregoi një pakënaqësi të përgjithëshme ndaj Ramës. Rama duhet ta shohë këtë gjë si një përhapje të madhe që ka shoqëria shqiptare ndaj tij. Por unë kam frikë se nga Basha dhe lidershipi i opozitës nuk do të mundet ta lexojnë drejt. Prania e aq njerëzve s’do të thotë detyrimisht mbështetje për ta. Unë jam njeri që e kam kaluar shumë kohë nëpër protesta. Unë e di si është një njeri i ardhur ne shesh se protesta e tij do të realizoj një kërkesë të tij. Kjo shpresë mund të ringjallet përmes një programi të vërtetë politik. Shpresoj që Basha dhe krerët e opozitës ta kuptojnë. Unë qëndrova tek dy kullat. Takova shumë protestues. Siç ju thash të gjithëve na ka ardhur shpirti në majë të hundës kjo qeveri. Shpresa dhe ajo që mungonte në protestë nuk ndërtohet në një ditë. Le të shpresojmë që do të jetë një vazhdim serioz”, – tha Mustafaj në “News 24”. ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *