• |
ide | kryesore

Jay Z: “Pse e shpëtova martesën me Beyonce”

Paparazzi, Slider
beyonce-jay-z-lemonade.jpg


Janë çifti më i pëlqyer ndër VIP-at, ashtu sikurse nuk iu ka munguar kurrë vëmendja si në publik, ashtu dhe në jetën private. Me lançimin e albumit “4:44”, u zbuluan edhe detaje të reja nga romanca mes Beyonce dhe Jay Z, ku u mësua se ky i fundit e kishte tradhëtuar disa herë të shoqen. Edhe pse e vërteta doli në shesh, Bey e ka hedhur pas krahëve të gjithë këtë histori. Por, pse reperi ka vendosur ta shpëtojë martesën? Pyetur nga Van Jones në një intervistë për CNN, Jay Z ia ka dedikuar të gjithë tentativën për të bërë më të mirën, dashurisë. “Është shpirti im binjak”, ka thënë ai për Beyonce, “Është vajza që dashuroj. Mund ta duash dikë, por nëse nuk e ke njohur kurrë dashurinë e të mungojnë mjetet për ta çuar përpara, atëherë do të kesh komplikime. Kaq e thjeshtë është”. Jay Z ka vijuar edhe më tej duke shpjeguar se lufta për të qendruar së bashku ka ardhur dhe për shkak të ruajtjes së familjes, si dhe për hir të fëmijëve. “Nuk jemi jemi dy VIP-a të dashuruar. Jemi dy të dashuruar, që na qëlloi të ishim VIP. Jemi po aq normalë sa çdokush tjetër”, e ka përmbyllur deklaratën reperi. Dhe me shkëlqimin e çiftit në Grammy Awards, vështirë të mendohet se Bey dhe Jay Z nuk do të jenë më bashkë ndonjë ditë…


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *