• |
ide | kryesore

Konfirmohet shtatëzania e Kristen Dunst

Paparazzi, Slider


Në dhjetor u përfol, por nuk u konfirmua zyrtarisht kurrë, se Kirsten Dunst priste fëmijën e saj të parë me të fejuarin Jesse Plemons. Dje, aktorja konfirmoi lajmin duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur, për koleksionin Vjeshtë 2018, të shtëpisë së modës “Rodarte”.
Duke e çuar idenë e lajmërimit të shtatzënisë në një tjetër nivel, Dunst pozoi duke mbajtur barkun në dy foto mahnitëse, në koleksionin e fundit të “Rodarte”.
Aktorja ishte vetëm një nga personazhet publike, që iu bashkuan markës, në prezantimin e veshjeve. Duke pasur parasysh faktin, se Dunst ka qenë njëkohësisht një muzë dhe një mike me dizajnuesit Rodarte Laura dhe Kate Mulleavy për vite me radhë, e bën mënyrën sesi dha lajmin një zgjedhje ideale.
Në foton e parë, Kirsten Dunst vesh një fustan të kuq, me një tyl të qëndisur me lule të bardha.
Në foton e dytë, aktorja vesh një pallto bezhë, me një fjongo në pjesën e qafës.
Kirsten dhe Jesse Plemons do të bëhen prindër për herë të parë, ndërsa çifti shpalli fejesën në janar të 2017-s.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *