• |
ide | kryesore

U dënua me burg, aktori gjendet i vdekur

F1, Paparazzi


Mark Salling u arrestua fillimisht në dhjetor 2015 dhe në maj të 2016 u akuzua sërish për pornografi me vajza të reja, duke patur kështu dy akuza. Por në qershor aktori kërkoi një përfaqësues të ri ligjor, gjë e cila çoi në shtyrjen e gjyqit. Në mars të këtij viti pritej që Salling të dënohej me 4-7 vite burg, por pak ditë para vendimit ai është vetvrarë. Avokati I tij ka thënë: “Konfirmoj se Mark Salling, 35 vjeç ka vdekur këtë mëngjes. Ai është gjetur i varur në një pemë pranë lumit në Los Angelos. Salling ishte një njeri i butë dhe i dashur, po bënte çdo gjë që të shlyente gabimet e tij”.

Trupi i aktorit ndodhet në morg dhe pritet që mjekët të bëjnë autopsinë. Ndërkohë që familjarët kanë falenderuar të gjithë njerëzit që u janë gjendur pranë në këto ditë të vështira.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *