• |
ide | kryesore

Vrasja e Devi Kasmit, Mario Meshini pranon se e nxorri nga shtëpia me një sms

Lajme, Të fundit


Avokati i Mario Meshinit, i arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit, në Tiranë tregoi në një intervistë në News24 për gazetaren Doriana Bezati, se çfarë ndodhi natën e vrasjes dhe se cila është alibia e klientit të tij. Mario Meshini ka pranuar në polici se ishte shok me Devi Kasmin dhe se shkonte rregullisht në palestrën e tij. Natën së hënës, Mario i kishte dërguar një mesazh Devi Kasmit për ta takuar jashtë shtëpisë së tij, tha avokati.

“Ky e mori në telefon, i shkruajti dhe ai doli nga shtëpia. Janë shumë shokë. Klienti im e ka pranuar në polici se me Devi Kasmin janë shumë shokë, ka thënë “Jam përditë te palestra. Jam mik me të. Kam qenë aty kur ndodhi vrasja”.

Avokati tha se klienti i tij tregoi në polici se ishte shok me viktimën dhe ka qenë duke biseduar me të, ka qenë pranë tij në motorr kur ka ardhur vrasësi dhe ka qëlluar mbi viktimën.

Madje Mario Meshinit i kanë drejtuar pistoletën, por ai ka thanë se s’ka asnjë lidhje me viktimën.

“Ka shkuar në shtëpi i tronditur, pasi i kishin vënë pistoletën në kokë. Pastaj ka parë lajmin në televizor. Nuk kishte pse të shkonte në polici. Nuk kishte çfarë të tregonte. Ishte edhe shumë i tronditur. Gjithçka ishte e filmuar, duket edhe në video” tregoi avokati i Mario Meshinit, që pranoi se policia ka sekuestruar motorrin e klientit të tij dhe se vrasësi i vërtetë është Domart Konjari.

Mario Meshini dyshohet se ishte bashkëpuntor në vrasjen e Devi Kasmit dhe roli i tij ishte për ta nxjerrë nga shtëpia viktimën. I dyshimtë mbetet fakti që Devi Kasmi, i ftuar me një mesazh për të dalë jashtë shtëpisë, ka dalë i armatosur me dy pistoleta.©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *