• |
ide | kryesore

Fino përballë Dukës: Në zgjedhjet për FSHF-në, do të votojnë ekipe që nuk ekzistojnë!

Lajme, Të fundit


Armand Duka dhe Bashkim Fino, janë përballur mbrëmjen e sotme, në emisioni “Të Paekspozuarit” në Top Channel. Fino ka hedhur një akuzë të rëndë, në drejtim të kandidatit tjetër, se procesi i votimit po manipulohet, sepse do të votojnë ekipe të cilat nuk ekzistojnë.

“Lista e delegatëve që do të vijnë në datën 7 është mashtruese. Një e treta e listës, janë mashtruese, sepse ka ekipe të cilat nuk ekzistojnë, nuk kanë aktivitet. Ka ekipe të cialt janë në aktivitet por nuk vijnë. Ka dhe ekipe që pse kanë sjellë dokumentacionin me vonesë nuk do lejohet të votojnë. Pojani nuk ka ekip. E ka Bashkia Maliq. Do të vijë një person të votojë për një ekip që nuk ka aktivitet.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *