• |
ide | kryesore

Instituti i Gjeoshkencave jep alarmin: Po afrojnë reshjet intensive

Lajme, Të fundit


Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se gjatë ditës së nesërme Shqipëria do të jetë nën “diktatin” e reshjeve të shiut dhe borës. Bëhet me dije se i gjithë territori do të “pushtohet” nga reshjet, ndërsa zona më e rrezikuar është ajo e Shkodrës. Sot pasdite (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit. Nesër (e premte, dt.02) priten reshje në të gjithë territorin, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Nesër priten reshje në formën e dëborës në 1500 m mbi nivelin e detit. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 °C / 15 °C
në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C
në vendet malore: 3 °C / 10 °C.

ERA
Sot (e enjte, dt.01) dhe nesër (e premte, dt.02) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet dhe në zonat e larta malore mesatare deri e fortë.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *