• |
ide | kryesore

‘Si lopa me qumështin’, këshilltari i Haradinajt i përgjigjet Ramës: As me mbjellë kanabis nuk ban

Lajme, Të fundit


Këshilltari politik i kryeministrit, Ramush Haradinaj, ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet deklaratës së bërë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke bërë një krahasim për liderët e Kosovës, me lopen qe derdh qumeshtin. Halil Matoshi, pavarësisht se fillimisht nuk e komentoi deklaratën e kryeministrit shqiptar, ka thene se thotë se nuk është mirë as mbjellja e kanabisit.

S’ban me e derdhë tamlin, por as me mbjellë kanabis”, – ka shkruar në Facebook, Halil Matoshi.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi liderët kosovarë për tentimin e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale. Sipas kryeministrit Rama, politikanët e Kosovës bënë sikurse lopët që shqelmojnë qumështin e vet

Shfuqizimin e Speciales, Rama e ka quajtur gabim që do të sillte pasoja fatale për Kosovën, pasi kryeministri shqiptar një përpjekje të tillë e sheh si “tradhti” ndaj aleatëve që e kanë ndihmuar Kosovën në krijimin e shtetësisë.

Krijimi i një problemi të tillë është sikurse lopa kur e mbush kovën e vet, pastaj ia fut shkelm dhe nuk dihet më se çka vjen mbrapa”, – tha Rama për tentativën e tre liderëve kosovarë për ta shfuqizuar Speciale në emisionin “Real Story” në Vizion Plus.

 


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *