• |
ide | kryesore

Kapen në Greqi 140 kg kanabis i trafikuar nga Shqipëria

Lajme, Të fundit


Aksionet kundër trafikimit të lëndëve narkotike në Greqi nuk kane të ndaluar. Kjo për shkak të fluksit të madh të drogës që ka hyrë nga Shqipëria. Policia greke ka sekuestruar në tre operacione të ndryshme, 140 kilogramë kanabis të ardhur nga nga kufi ri I gjelber me Shqipërinë. Një 37 vjeçar shqiptar u arrestua në vendin e quajtur Kato Lavdani, fare pranë kufirit të gjelbër të Greqisë me Shqipërinë. Sipas policisë, ai po ruante një sasi të konsiderueshme droge që e kishte futur më herët në brendësi të tokës greke, me qëllim që ta trafikonte në tregun vendas. U sekuestruan tre çanta udhëtimi që kishin brenda 46,6 kg kanabis. Operacioni tjeter është zhvilluar në Elassona, 40 km nga Larisa. Policia ka ndaluar një shtetas shqiptar me mjetin e tij, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 66,6 kg kanabis i tharë.

Nga hetimet rezultoi qe 41 vjeçari e kishte marrë mjetin e ngarkuar me drogë, në afërsi të kufirit me Shqipërinë. Në Selanik, policia arrestoi tre grekë dhe një shqiptar, në momentin që ndodheshin në një zonë pyjore dhe po përgatiteshin të shisnin një sasi droge. Sapo pikasën policinë ata u larguan me dy makina, duke lënë aty përreth 8 paketa me më shumë se 27 kg kanabis.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *