• |
ide | kryesore

‘Sherr’ live në emision, Shpëtim Idrizi përplaset me minoritarin Orfea Beci: Ik pyet gruan në shtëpi për çështjen çame (VIDEO)

Lajme, Të fundit


Një përplasje verbale ka ndodhur sonte në emisionin ‘Studio e Hapur’ të drejtuar nga gazetarja Eni Vasili në televizionin News 24. Protagonistë ishte kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe studiuesi me kombësi greke, Orfea Beci. Ky i fundit ishte në lidhje direkte Gjirokastra, ndërsa Idrizi ishte në Tiranë. Në nisje të fjalës së tij Orfea Beci u shpreh me një lloj përbuzje për çështjen çame, e cila sipas tij nuk ekziston fare dhe më tej ai ironizoi Idrizin duke thënë se çështja çame është çështje ullinjsh që nuk duhet marrë në konsideratë fare.

Kjo ka provokuar një reagim të ashpër nga kreu i PDIU-së. Pasi shkëmbeu disa deklarata me Becin, Shpëtim Idrizi u largua nga lidhja direkte në emision duke i thënë atij: “Për çështjen çame, shko pyet gruan në shtëpi…” Idrizi la kështu të kuptohej se bashkëshortja e Orfe Becit është me origjinë çame. Ndërkohë gazetarja Eni Vasili u mundua të sqaronte këtë incident duke e pyetur Becin për bashkëshorten e tij, nëse ajo ishte me origjinë çame apo jo, sikundër la të të kuptohej Idrizi. Por ndërkohë Beci ka thënë thjesht se bashkëshortja e tij është me origjinë shqiptare, sikundër janë në fakt edhe çamët. Ai refuzoi t’i përgjigjej direkt pyetjes nëse është apo jo çame bashkëshortja e tij, por nuk e mohoi në mënyrë kategorike, duke lënë të kuptohej se Idrizi kishte të drejtë në atë që i tha për bashkëshorten. “Është kaq e rëndësishme kjo”, e preu shkurt Orfea Beci.

©LAPSI.al 


2 Comments

  1. Çështja çame qenka thjeshtë sipas këtij “Orfeut” grek, një çështje “ullijsh”.
    Ka rënë me këmbët e tij mbrënda ky torollak që kërkon të bëjë të diturin.
    Dihet se pema e ullirit është pema më jetëgjatë e që jetëgjatësia e saj shkon deri edhe mbi njëmijë vjet.
    Nëse ky torrollak pranon që ullishtat e Çamërisë janë prona çame, ka pranuar faktin së çamët kanë jetuar e i kanë pronat e tyre me dhjetra shekuj në këtë krahinë shqiptare. Por ullijtë ore torollak nuk mbillen në qiell po në tokë.
    E pra nesë çamët pranoheshka se janë pronarë të ullijve, ata kanë mijra vjetë që kanë qenë pronarë të tokave ku janë mbjellë këto ullij .
    Në fakt historia e çamëve më të cilën kanë abuzuar nacional-shovinistët grekë, është e lidhur me një territor të quajtur Epir të banuar nga fise ilire që sot përfaqesojne grupin tosk të popullit shqiptar.
    Jo rastesisht historiografia europiane e cilësonte Gjergj Kastriotin si “mbret të Epirit” e në të njejtë kohë si shqiptar. Origjina e Kastriotëve në fakt nuk vjen nga Toskëria, por nga zona verilindore e Gegërisë.
    Nuk është fjala këtu për të bërë ndonjë ndarje artificiale identitetesh të ndryshme midis toskeve e gegëve, por thjeshtë grupime dialektore të ilirishtes që pasqyrohet edhe në gjuhën e sotme shqipe.
    Nëse nisemi nga të vërtetat historike e realitetet faktike, në vënd që të ishin shqiptarët ata që duhej të kishin pretendime territoriale me Greqinë për shkëputjen e Epirit të Jugut nga trungu i kombit tonë, grekët kanë kaluar në ofensivë me pretendimin e marrëzishëm të të ashtuquajturit Vorio-Epir (Epiri i Veriut).
    Grekët mund ta mbledhin mëndjen e të mos e përmendin më farë Epirin si pjese e territorit grek, vëtëm kur shqiptarët në bllok sëbashku me Akademinë e tyre të shkencave, të dalin në opinionin shkencor botëror historik për ti pranuar të vertetat historike ashtu siç janë me fakte, e jo me mjegullnajat e mendësise mesjetare bizantine.
    Nuk ka sepse shqiptarët të vazhdojne me komplekset e inferioritetit ndaj Greqisë që glorifikohet si atdheu i dikurshëm i majave të kulturës e demokracisë botërore.
    Në këto dy mijëvjecaret e fundit të historisë së njerëzimit, kanë rrjedhur shumë ujëra që kanë ndryshuar nivelet e kulturës së popujve.
    Para dymijë vitesh, popuj të Europes qendrore e perëndimore akoma jetonin në shpella e edhe ata njëlloj si ilirët quheshin “popuj barbarë” meqë nuk e kishin gjuhën e tyre të shkruar si grekët apo romakët latinë.
    Po ku kanë arritur ata sot në raport me Greqinë e sotme ?
    Të mos flasim për nivele kulture e nivele shkencore apo ekonomike.
    Greqia është bisht i kavallit në Europë sa i takon normave të demokracisë e akoma nuk ka hequr dorë nga mendësia bizantine e njësimit të fesë me identitetin kombëtar.
    Shqiptarët sot ndryshe nga një shekull përpara, kur akoma pengoheshin që të krijonin shtetin e tyre, janë bërë një faktor i rëndësishëm i rajonit europian të këtij Gadishulli.
    Me krizën e fundit financiare ekonomike, Greqia do të kishte falimentuar tërësisht, nëse nuk do ti vinin qindra miliarda euro ndihmë nga taksapaguesit europianë.
    Nga ato qindra miliarda, sikur Europa të kujtohej që të ndante qoftë edhe dy-tre miliardë për popullin e varfër shqiptar, këto para do të ndjeheshin në xhepat e gjithë shqiptarëve.

  2. Une habitem me panajot barken dhe orfea becin qe dalin ne tv per te folur per ceshtjen came. Ata nuk kane as lidhje as pergjegjesi per te. Ata jane shtetas shqiptare me kombesi greke; nuk perfaqesojne shtetin grek, pra nuk kane asnje tager per kete ceshtje. Ata duhet te prononcohen per probleme te minoritetit grek ne shqiperi. Nese u kerkohet, do t’i kuptoja, por nese dalin me deshiren dhe vullnetin e vet, bejne gafe te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *