• |
ide | kryesore

Shkëlzen Berisha flet për dosjen e CEZ: Shashkë politike e Edi Ramës

Lajme, Të fundit


Shkëlzen Berisha flet për herë të parë për rihapjen e hetimeve për privatizimin e  operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania ÇEZ dhe thirrjen e tij për të dëshmuar në Prokurori, si person që ka dijeni për çështjen.

Në një intervistë për Tv Klan ai thotë se ky veprim është vetëm një shashkë politike e Edi Ramës, pasi Prokuroria është bazuar vetëm mbi akuza politike.

“Kjo është një shashkë politike, e cila ka filluar si e tillë në momentin kur Partia Demokratike depozitoji në parlament një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, për pazaret e Edi Ramës dhe largimin e CEZ nga Shqipëria, të cilëve I kushtoi shqiptarve plot 650 milion euro.

Por me ngritjen e kërkesës nga Edi Rama të këtij grupi hetimor për të sjellë prova konkrete ka rezultuar e dështuar me turp.

Kallëzimin në fjalë nuk e ka bërë asnjë prokuror, asnjë gjykatës, as policia ,as Kontrolli I Lartë I Shtëtit, Shkëlzën Berishën e ka kallëzuar vetëm Edi Rama dhe  Grupi parlamentar I Partisë Socialistë. Kallëzim dhe kallëzuës më politik nuk mund të gjesh,”deklaroi Shkëlzen Berisha.


2 Comments

  1. rama ne rrugemn e qodtlargit enver.por dp u rrokulliset vet koka.deri sa edhe frroket e ndoket ta kuptojn se rama i perdori mish per top.

  2. Se c eshte nje komentues ketu qe nuk ja mare vesh se cfar shkruan. Mire ate po edhe emrin e shkruan gabim harron te vej K para.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *