• |
ide | kryesore

U shkarkua nga Hipoteka me urdhër të Ramës, gjykata i jep 10 rroga shpërblim

Lajme, Të fundit

Gjykata e Korçës ka dëmshpërblyer ish-kreun e hipotekës në Korçë i cili u shkarkua n ga detyra një vit më parë nga kryeministri Rama.


Ish-regjistruesi i Korçës Klajdi Terova refuzoi kërkesen e kryeministrit, duke paditur Ministrinë e Drejtësisë për pushim të paligjshëm nga puna.


Terova: Dorëheqja nuk paraqet vullnetin tim të lire, nuk e gjej veten tek akuzat e kryeministrit. I kërkoj gjykatës dëmshpërblim për shkarkim të paligjshëm nga puna.

Gjykata e Korçës pranoi argumentat e Terovës, duke caktuar si mase demshperblimi per pushimin nga puna 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja.

Ish-regjistruesi Klajdi Terova u shkarkua në korrik të vitit të kaluar nga kryeministri Rama gjatë një takimi publik me regjistruesit e vendit.

Rama iu kërkoi të gjithë regjistruesve dorëheqjen për shkak të cënimit të interesave të qytetarëve.

Terova paraqiti dorëheqjen një ditë pas takimit me kryeministrin.

Për shkak të shkeljeve të konstatuara nga KLSH dhe një grup i Ministrisë së Drejtësisë, ndaj Terovës u mor masa e shkarkimit nga detyra.

Raporti i KLSH konkludonte se Hipoteka e Korçës i kishte shkaktuar 40 mln lekë dëm buxhetit të shtetit.

2 Comments

  1. demet qe qelbesira rama coftira ruqi,kalbesira xhafa,dhe muti erion veliaj kan ber do shkoj mbi 10 miljard euro.nuk i prishet shtepia vetem se rama nuk ka marr doze te mjaftueshme kokaine ose pse erionkes , roshit e rames nuk po i lind jasteku.nuk jan dele stalini njerzit o bastard e kokpalar rama.

  2. ” 10 rroga mujore me vlerë mbi 1 mln lekë të reja. ” pra ky tipi e paska patur rrogen me shume se 1.100.000 leke te vjetra ne muaj …

    Nuk e di nese kjo eshte rroge normale ne shqiperi , por mua me duket shume ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu