• |
ide | kryesore

Bashkim Fino ndez një puro pas humbjes (FOTO)

Lajme, Të fundit


Grupi i delegatëve që mbështeti Bashkim Finon duket i zhgënjyer nga 39 votat kundër në Asamblenë e Federatës. Bashkë me Finon kanë dalë në ballkonin e Hotel Adriatikut, të zhgënjyer nga rezultati.

Diferenca e votave me Dukën, në raundin e parë të votimit ishte shumë e madhe. Për të përmbysur rezultatin, nuk ka asnjë shans. Në ato pak minuta që kanë mbetur  nga humbja zyrtare, Bashkim Fino ka ndezur një puro.

Nervoziteti që e shoqëroi në fushatës, dalëngadalë po ia lë vendin mërzisë. Në fund të fundit, akoma i mbetet mandati i deputetit të Partisë Socialiste.©Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *