• |
ide | kryesore

“Niko Peleshi po ndërton hotel 5-katësh në qendër të Korçës”

Lajme, Të fundit



Sali Berisha publikoi në Facebook denoncimin e një qytetari nga Korça që shkruan se ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, ish-kryebashkiak i Korçës, është i përfshirë në ndërtimin e një hoteli 5-katësh në qendër të këtij qyteti.

Sipas denoncuesit, në këtë zonë bashkia nuk lejon asnjë lloj ndërtimi me pretekst se prish imazhin e qytetit, por shoku i ngushtë i Peleshit ndërton pa asnjë pengesë, në mes të ditës.

POSTIMI I SALI BERISHëS: 

Niko Pe leshi me hotel 5 katesh ne qender te Korçes!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje Z.Doktor !
Doja te shihnit dicka kto 2 ndertesa po ngrihen dita dites ne qender te Korces,atje ku bashkia nuk te lejon te lyesh kangjellat se prish imazhin dhe jo me te ndertosh . Ndertesa 1 eshte ndertesa qe ngre Bashkia ndersa ndertesa nr 2 eshte ndertesa e tender fituesit te vetem shokut te ngushte te Niko Pe Leshit, Spiro Bardhi ose ndryshe (Ragami). Ky eshte nje hotel 5 katesh ne qender te qytetit qe flitet masivisht se e kane te perbashket. Gjithashtu i gjithi po ngrihet nga lekat e nderteses nr 1 sepse paguajme ne qytetaret qe te gezojne kta te dy qe gjithcka i kane ndare bashke ne kte qytet . Ju flm anonim te lutem !”

Image may contain: one or more people, sky and outdoor



1 Comment

  1. O trap, si nuk u lodhe akoma me keto mesazhe me shprehjet stereotipe; “sipas denoncuesit”, “thone se”, “flitet masivisht”….etj., dhe ne fund, ” Ju flm anonim te lutem.”
    Hiqe fanellen e fshatarit!
    Si nuk e kupton qe me keto informacione vulgare i ul personalitetin vetes dhe shemtohesh si njeri, per ate se cfare ke qene edhe cfare pretendon te harrish!
    Ta do nderi qe te mos meresh me thashetheme te ulta qe kerkojne te mbeten anonim, por te meresh me ceshtje qe perbejne probeme juridike ne sherbim te kombit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *