• |
ide | kryesore

Pogradec, qarkullonte me armë pa leje, arrestohet 27 vjeçari

Lajme, Të fundit


Një 27 vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje në qytetin e Pogradecit është arrestuar në flagrancë nga policia.

Fatjon Bono, banues në fshatin Vërdovë- Pogradec është arrestuar në një lokal dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjet 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 fishekë.

“Fatjon Bono (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit) u arrestua pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu  gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse,”-raporton policia.

27 vjeçari dyshohet të jetë autori i ngjarjes ku u qëllua me armë zjarri në ajër në fshatin Vërdovë-Pogradec më 29 janar 2018.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *