• |
ide | kryesore

Rita Ora e lumtur për ardhjen në Kosovë (Video)

Paparazzi, Slider


Nën tinguj e muzikës popullore shqiptare, Rita Ora ka ndarë një mesazh me rastin e vizitës në Kosovë, ku do të marrë pjesë në koncertin e realizuar me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë.

Këngëtarja me origjinë kosovare postoi një video në “Instagram”, ku shpreh gëzimin që do të jetë pjesë e festimeve me rastin e këtij eventi madhor.

”Vendlindja ime Kosovë! Mezi po pres të jem mes jush në koncertin në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë, për të festuar 10-vjetorin e Pavarësisë. Jam krenare që kam lindur në Prishtinë dhe që kam mundësi të vij e të performoj si ambasadore dhe si mike. Shihemi të shtunën”, ishte mesazhi i postuar nga Rita, të cilin e mbyll në fund duke bërë shenjën e shqiponjës me duar.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *