• |
ide | kryesore

Llalla ndalohet të futet në SHBA, ish-ministri: Po persekutohet familjarisht nga DASH me hamendësime

Lajme, Të fundit
Ministri-i-Drejtesise-Ylli-Manjani-1.jpg



Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Lalla i është ndaluar të futet në territorin amerikan. Ndërkohë për këtë vendim ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit është shprehur se Llalla është persekutuar familjarisht nga regjimi i Enver Hoxhës, ndërsa sot persekutohet nga ambasada amerikane dhe DASH.

Adriatik Llalla u persekutua familjarisht nga regjimi i Enver Hoxhës. Sot persekutohet po familjarisht, madje edhe pa gjyq, nga Ambasada Amerikane dhe nga DASH. Me dyshime e hamendësime, pra pa prova të vërtetuara gjyqsisht, kishte dhe ka një radhë shumë të gjatë VIP-sh, përpara Adriatik Llallës, që duhen ndëshkuar. Parimet e demokracisë na mësojnë se personi dënohet gjyqsisht që të quhet fajtor! Pra mirë do ishte ta dinim se çfarë korrupsioni “të rëndë” ka bërë zoti Llalla, që t’ia hiqnim vizën edhe ne! Deri më sot nga perëndimi kishim mësuar se askush nuk ndëshkohet me hamendësime! Tani s’jemi më të sigurte. I bie që regjimi i Enverit paska qenë “largpamës” – shkuan Manjani.



4 Comments

  1. Shumë e drejtë Manjani si gjithmonë fantastik…..me sa duket edhe enver b*tha paska punuar për ata e ata e mbështetën pa masë por erdhi “demokracia” e ju hoq kapaku historisë.

  2. ahaha po ju djeg ketyre.. se nuk dine se cka ne dore ambasada amerikane dhe fillojne subversjonet per te pare ‘ provat qe egzistojne kunder LLLales’ per te pare nese jane dhe keta brenda apo jo .

    Dje vasili e kerkoi hapur te shihte provat qe kshte Luja kundra llales.

    po fillon dhe po djeg bytha e ketyre te LSIs

    aha

  3. Ti or qyq edhe pamjen e kokes e ke tamam si mendimet qe te dalin nga ajo koke…. Ver nje kapuc te pakten, se do infektosh dhe keta pak “opozitare”, qe kane ngel, me SST qe nxjerr nga goja…

  4. Po çfarë paska thënë o “të uruar” enveristë Manjani, që nuk mereni me të vërtetën, por e sulmoni ate se ka apo nuk ka flokë në kokë ?
    A është e vërtetë se Llalla ka qenë familjarisht i persekutuar nga regjimi diktatorial komunist ?
    Nëse keni fakte qe e hedhin poshtë këtë si të pa vërtetë, kush ju pengon që ti paraqisni këtu këto fakte ?
    Manjani ka thënë atë qe e dijnë dhe e kanë përjetuar gjithë shqiptarët gjatë diktaturës enveriste.
    Janë me mijra fakte që e vërtetojnë se Enveri dënonte jo vetëm personat që i quante “kundërshtarë politikë”, por persekutonte e denonte edhe familjet e tyre.
    Ndryshe nga Manjani që bën fajtor për këtë ngjarje edhe Departamentin e shtetit, për mendimin tim, faji i ngelet kryesisht ambasadorit Lu që ka dhenë informacione në mos mashtruese, paragjykuese për ish prokurorin Llalla, sepse ai e pat akuzuar publikisht se kishte afera korruptive me koncesionet e naftes në Shqipëri.
    Pikërisht nga ky lajm, mar vesh se z.Lalla paskej sëbashku me familjen e tij statusin e shtetasit amerikan e që “departamenti” paskej cilësuar ate e familjen e tij si person “non grata” në SHBA.
    E para, asnjë shtet ligjor nuk mund të marë vendime të tilla për prokurorn e përgjithshem të një shteti, bazuar vetëm me hamendësime e pa një hetim apo vendim gjyqesor.
    E së dyti, ndëshkimi familjar, është një ndëshkim thellësisht i pa drejtë e antidemokratik veçanërisht për SHBA .
    Mundet që ndonjë burokrat, kalë karroce, ka interpretuar kërkesën e presidentit Trump që të shihen me kujdes fëmijtë e emigrantëve me të kaluar kriminale terroriste islamiste, apo të përzjerjes me trafiqet e drogës, duke i quajtur të tillë edhe fëmijtë e Adriatik Llallës.
    Nëse do ti provohej me fakte ish prokurorit Llalla, se ai ka mbështetur terrorizmin islamist, apo ka mbështetur trafikantët e drogës, do të isha edhe unë që do të kërkoja nga drejtësia shqiptare dhe ajo amerikane (meqe Llalla eshte edhe shtetas amerikan), që atij jo vetëm ti ndalohej hyrja në SHBA, por ti kërkohej qeverisë shqiptare që të esktradohej për tu gjykuar nga gjykatat amerikane si shtetas i atij vendi.
    Fakti që i ndalohet hyrja familjarisht në SHBA, më bën të dyshoj se dikush ka frikë që deshmitë e Llalles ne gjykatat amerikane, do ta vene ate para drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *