• |
ide | kryesore

Kjo është qiellgërvishtësja që lë pas “Bujr Khalifa-n”

F1, Stil


Nëse deri më tani, qiellgërvishtësja më e madhe në botë konsiderohet ikonikja “Burj Khalifa” në Dubai, në 2020- n do të duhet t’ia lërë fronin e lavdishëm kullës Jeddah.

“Burj Khalifa”
Për vetëm 72 metra më shumë, “Juddah Tower” 1000 metërshe do të konsiderohet si ndërtesa më e lartë në botë, e gjendur mbi shkretëtirë.

Kulla është në ndërtim e sipër dhe në fund të 2017- s numëronte 252 metra lartësi. Realizimi është përcaktuar të kushtojë 1.4 miliard dollarë.

“Sapo të arrini në kullë do të jeni automatikisht 20 metra mbi nivelin e detit. Çdo kat ka për të qenë një eksperiencë më vete. Përpara se kulla të ishte këtu në këtë vend mund të jetohej. Ne po krijojmë në një farë mënyre një qytet të pavarur, ku nuk ke asnjë arsye përse të largohesh. Kjo do të ndryshojë mendësinë e Jeddah- ut.” u tha për CNN.

Kulla e Jeddah- ut, qytet në Arabinë Saudite do të ketë një sipërfaqe prej 5.3 milion metër katror dhe pritet të jetë një tërheqje e jashtëzakoshme turistike, që do të përmbajë shtëpi, zyra dhe hotele.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *