• |
ide | kryesore

RTK: “Pse ndërpreva transmetimin gjatë koncertit të Rita Orës”

Paparazzi, Slider


Ishin të shumtë qytetarët të cilët ishin duke ndjekur koncertin e Rita Orës për nder të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kur në kulmin e performancës së saj, transmetimi u ndrëpre.

RTK-ja ndërpreu transmetimin duke vendosur një emision të zakonshëm dhe kjo irritoi shumë ndjekësit.

Mirëpo, televizioni ka njoftuar se koncerti është ndërprerë për shkak se ka patur të drejtë të transmetojë vetëm dy këngë.

Reagimi:

RTK pati të drejtë të emetojë vetëm dy këngë të Rita Orës

Radio Televizoni i Kosovës (RTK), ka njoftuar se ka pas të drejtën për emetim vetëm të dy këngëve të Rita Orës

Lorik Arifaj drejtor i Televizionit të Kosovës, ka sqaruar se përkundër paralajmerimeve se RTK ka siguruar të drejtë vetëm të dy këngëëve të Rita Ores, njerëz të pa informuar dhe qëllimkëqinj po mundohen me shpifje ta njollosin RTK-në.

“Rita Ora ka kontratë me kompaninë WARNER. Si e tillë nuk ka të drejtë që të këndojë dhe këngët e saj të transmetohen kudo sepse ka marrëveshje për të drejtat e autorit. Para se të merreni me shpifje lexoni ligjin për të drejtat e autorit e po ashtu edhe lexoni për gjobat që mund të pasojnë ne rast se shkelet marrëveshja.

RTK bashkë me KompaninënAMC ka arritur marrëveshje me shkrim me WARNER për këto 2 këngë të cilat WARNER nuk ka lejuar të transmetohen as në satelit, as në Youtube e as në rrjetet sociale por vetëm në territorin e Kosovës (Free To Air). RTK dhe AMC posedojnë kontratë me shkrim për transmetimin e sontëm andaj çdo transmetim tjetër televiziv është bërë ilegalisht andaj ata që e bënë i dijne pasojat dhe do të ballafaqohen me to”, tha Lorik Arifaj – Drejtor i Televizionit të Kosovës


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *