• |
ide | kryesore

Çfarë thotë “The Sun” për lajmin e rremë të vdekjes së Stallone

Paparazzi, Slider


“Aktori i madh e i famshëm në të gjithë botën, Sylvester Stallone, është ndarë nga jeta ditën e sotme, pas një beteje me kancerin e prostatës, sëmundje nga e cila vuante prej kohësh”, është shkruar sot në disa portale të huaja.
Por sikurse ndodhi rreth një vit e gjysmë më parë, kur aktorin e famshëm e shpallën të vdekur në rrjetet sociale, duket se ka ndodhur sërish, pasi legjenda është gjallë dhe gati për të shijuar suksesin e filmit të tij më të ri, “Creed 2”.
Por kjo mesa duket ka qenë një tjetër shaka pa kripë e bëra nga një Website i cili vazhdimisht publikon lajme të rreme për vdekjen e figurave të njohura, të cilët në fakt gëzojnë shëndet të plotë.
Sipas “The Sun” dyshohet se ky lajm mund të jetë bërë edhe si një formë për të tërhequr vëmendje për filmin e ri ku luan Stallone.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *