• |
ide | kryesore

Ky është filmi që u nominua 9-herë dhe fitues i 5 çmimeve në “Bafta”

Paparazzi, Slider


E nominuar nëntë herë nga “BAFTA” (“British Academy Film Awards”), filmi “Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” arriti të merrte mbrëmjen e së dielës pesë çmime këtë vit.

Yjet u shfaqën për ceremoninë e ndarjes së çmimeve, që u mbajt në sallën “Royal Albert” në Londër, për të parë filmin që arriti të merrte me vete çmimet kryesore të mbrëmjes.

Frances McDormand, e cila mori çmimin “Aktorja më e mirë”, në fjalën e saj iu referua veshjes, pse nuk kishte zgjedhur një fustan të zi, në mbështetje të viktimave të ngacmimeve seksuale.

“Three Billboards” mori çmimin “Filmi më i mirë”, duke mundur “Call Me Your Name”, “Darkest Hour”, “Dunkirk” dhe “The Shape Of Water”. Ky i fundit u rendit i dyti me 3 çmime, “Darkest Hour” dhe “Blade Runner” morrën secili nga dy çmime, ndërsa “Call Me Your Name” mori vetëm një trofe.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *