• |
ide | kryesore

Presidenti i përbashkët/ Loja prej skuthi me bashkimin kombëtar

Kryesore, Lajme



Edi Rama nuk ka thënë sot në Top Channel asgjë më shumë sesa ajo që kishte thënë dje në të njëtin ekran gazetari Baton Haxhiu: Se deklarata e tij për një president të përbashkët të shqiptarëve në të ardhmen, ishte nxjerrë nga konteksti. Pas reagimeve të shumta të faktorëve të brendshëm, të fqinjëve tanë, por edhe të BE, kryeministri u detyrua të tërhiqej në Tiranë nga ajo që kishte nxjerrë nga goja në Prishtinë.

“Nuk bëra asnjë deklaratë. Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Është sport kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shkëputet një fjali nga konteksti dhe pastaj bëhet një histori. Por besoj se askush nuk më ndalon të imagjinoj. Sa i përket pastaj artikulimit, se si kjo mund të ndodhë nga ana legjislative imagjinata ime nuk ka shkuar deri aty”, ka deklaruar kryeministri Rama në një intervistë me gazetarin Endri Xhafo.

Në fakt në parlamentin e Kosovës Rama deklaroi se “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë”.
Ishte kjo imagjinatë e tepruar që e detyroi BE të ndërhynte duke nënvizuar se ajo është “Kundër deklaratave që mund të interpretohen si ndërhyrje. Deklarata e Ramës nuk ndihmon për një fqinjësi të mire”.

Duke u nisur nga fjalimi i kryeministrit shqiptar komentuesi kosovar, Enver Robelli e quajti atë si një tentativë për provokim të ndërkombëtarëve dhe për mospërfillje të mikpritësve. Lidhur me të gazetari shqiptare Mero Baze shkroi se është një qëndrim që nuk provokon shqiptarët, por perndimorët, megjithëse këta të fundit nuk e marrin seriozisht se i njohin tekat populiste të liderëve ballkanikë.

Duke parë gjithë këtë rrëmujë dhe zhurmë që krijoi, njësoj si atëherë kur tha se nëse Europa nuk integron shqiptarët, ata do të shkojnë drejt bashkimit, Rama vendosi të bëjë një hap pas.

Ai tani thotë se shprehja e tij u nxor nga konteksti.

Por në fakt çështja shtrohet ndryshe: Me ç’qëllim e futi ai në kontekst në fjalimin e Prishtinës idenë e një Presidenti të përbashkët, që nuk do të thotë as më pak e as më shumë sesa një thirrje për bashkim kombëtar?

Nuk është një mëkat t’a kesh këtë aspiratë. As të punosh për të apo të besosh tek ajo. Por nëse e ke vërtet ajo nuk bëhet me batuta të çala dhe me stilin fëmijënor të hedhjes së gurit e të fshehjes së dorës. Se kështu ajo nuk është as një kredo dhe as një besim, por thjesht një lojë prej skuthi.

©Lapsi.al



8 Comments

  1. tmerr kur lexon ne ca pike kan arritur mediat shqiptare. Qe nga titulli pa pasur nevoje te hysh fare ne artikull “Loja prej skuthi” permban nje banalitet te pashembullt. Me kete lloj gjuhe nuk flitet as ne lajmet e kronikes se zeze jo me per kryeministrin, kushdo qofte. Jan kthyer mediat ne pjete te rendomta e banale propagande partiake

  2. mund te kete disa interpretime.
    njera eshte qe ai punon kunder Kosoves, me kete deklarate ai terhoqi vemendjen nga objektivi qe shqiptaret dhe mbeshtetesit e Kosoves kane per ta afruar kete vend sa me shume me perendimin, per te rritur njohjet dhe identifikimin e arritjeve te saj. Pra mbeshtetesit e Kosoves nuk paten kohe te promovonin sukseset e Kosoves sepser duhet te merreshin me manaxhinin e demit qe shkaktoi Kryministri Shqiptar.
    nje interpretim tjeter eshte qe do te jete ne qender te vemendjes, pavareisht se me cfare kosotoje. pra nuk ka dashur te demtoje Kosoven por nuk mund te duroje qe festa te mos sillet rreth tij,
    e treta eshte qe ka dashur ti beje nder mikut te tij Vucic duke i dhene nje gur me shume ne fushen e lojes.
    te tre keto hipoteza kane edhe nje element te perbashet: shkeput vemendjet nga kriza ne Shqiperi dhe skandalet. njosoj si historia e ateleteve.

  3. Qesharakja,njeriu qe ka Dale lakuriq ne Moshe madhore n’a shtiret si nacionalist extrêmement.Veq nder shqiptaret ben efekt dhe besohet kjo thé.

  4. anticensurë25642654
    21/02/2018 te 09:50
    “Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. ”
    në imagjinatë mund të fluturosh ku të duash o trapi i tironës,në imagjinatë mund të jesh ajnshtajn,nënë terezë ose vrasës serial,por këtë imaginatë duhet ta mbash brënda dhëmbëve të tu,përsa kohë ajo nuk përputhet me qëndrimin tënd politik!bile të momentit!!
    imagjinatën time mund ta hedh unë të zezënë të bardhë sa herë të dua!mund ta hedhë xhymerti,i paemër,abc dhe kushdo tjetër,por jo ti,po idioti i tironës!!ti duhet ti përmbahesh një protokolli o tidioti i tironës!sepse ti duhet të flasësh atë që dhe të tjerët,mikpritësit presin,atë që i ke lajmëruar më parë!sepse dhe ata duhet të jenë në të njëjtën valë me ty or dement që në lidje!!
    ti nuk mund të hash mut kur të të dojë qefi,dhe atë duhet ta hash me protokoll,moj hale e tironës!
    mor turpi i shipërisë!!
    mor psikopat i mutit!!
    ??????????????????????????????????

  5. Gjuha nuk eshte gje tjeter e thene me fjalet e popullit : Bjeri pratkut te nigjoj dera. Kete beri dhe Edi Rama. Gjuha politike ben e perben gjithmone opinjon e ndikon ne publik, po dhe tregon e nenkupton nje strategji. Mua nuk me pelqen sportiviteti per ceshtje te tilla madhore, duhet te kete nje gjuhe politike dhe jo gjuhe artistike. Gjuha eshte per kundershtaret, per besimtaret, per nderkombetaret po do perdorur ne kohe ne vendin e duhur dhe jo si rrimojko : ku te shkoje rrota nuk shkon timoni po si nje gjuhe e nje politikani me nje fjalor institucional. Gjuha e Vucicit dhe e te gjithe politikaneve nuk eshte e pafajshme. Eshte gjuhe luftarake, dredharake me plot interpretime eshte gjuhe lufte me fjale. Lexoni gjuhen e Grekerve si gjuhe pengmarrje, gjithe vertikale okupimi e dhune. Me nje fjale gjuhe muti, gjuhe ballkani. Politikanet kosovare jane politikane muti.

    1. “Politikanet kosovare jane politikane muti.”
      kurse ky toni është bytha??apo vrima e saj!!
      në shumicën e kohës PJERDH DHE QELB!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *