• |
ide | kryesore

Rama me gjysmë zëri: Negociatat me BE mund të mos hapen tani, por në fund të vitit

Lajme, Të fundit

I ftuar në emisionin e ABC News, “Provokacija” të Mustafa Nanos, kryeministri Edi Rama tha se negociatat me BE-në do të hapen, por kjo mund të mos ndodhë në pranverë ashtu siç të gjithë e presin. Sipas tij nëse hapja e negociatave nuk ndodh në Qershor, atëherë kjo çështje mund të shtyhet për në fund të vitit.


“Unë kam shumë besim se nëse nuk ndodh ndonjë gjë, po themi që sot, ne nuk e dimë, diçka e paparashikueshme, negociatat do të hapen. Çështja është nëse ne do të arrijmë t’i bindim vendet anëtare dhe nëse vendet anëtare do të kenë disponimin e plotë për t’i hapur negociatat në Qershor apo nëse kjo mund të shtyhet për në fund të vitit”, – u shpreh kryeministri, Edi Rama.


Siç dihet Brukseli ka vënë një sërë detyrash për qeverinë e Tiranës të cilat mesa duket nuk janë plotësuar ende në mënyrë bindëse. ©LAPSI.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu