• |
ide | kryesore

VIDEO/ Elisa Spiropali përgënjeshtron Edi Ramën, kryebashkiakun e Rrogozhinës “ia fal” opozitës

Lajme, Të fundit


Nga parlamenti, deputetja e PS, Elisa Spiropali përmendi kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, duke lënë të kuptohet se ai ishte i opozitës.
“I thoni kryetarit të bashkisë të Rrogozhinës mos merret me tokat dhe me ndarjen e tyre por të merret me ndarjen e ndihmës ekonomike”, tha Spiropali.

Beqir Nuredini është në grupin e të akuzuarve për vjedhjen e tokave në Spille dhe në zgjedhjet e 2015 ishte përfaqësues i koalicionit PS-LSI-PDIU.

Madje Edi Rama në fushatë ka deklaruar se Nuredini nuk ishte i PDIU, por i Partisë Socialiste.

“Beqir Nuredini për Bashkinë e Rrogozhinës. Z. Nuredini është një sipërmarrës i suksesshëm dhe administrator i sprovuar, i lindur dhe i rritur në Rrogozhinë. Nuredini është njeriu i duhur, kryebashkiaku i duhur dhe shërbëtori i duhur. Ne i kemi dhënë mbështetje totale të gjithë kandidatëve pavarësisht nëse i kemi propozuar vetë apo i kanë propozuar aleatët, bazuar në aftësitë e tyre. PS është e gjitha në mbështetje të Beqir Nuredinit. Është kandidati i duhur për Rrogozhinën. Këtu ka shumë probleme të trashëguara, shumë plagë të hapura. Por me bashkinë e re të Rrogozhinës do të zgjidhen” ishin fjalët e Ramës në fushatë. Por tani që kryetari i Bashkisë u kap duke vjedhur, socialistët nuk ngurrojnë t’ia lënë atë opozitës. Shikoni videon më poshtë:

https://www.youtube.com/watch?v=04GMoXFeM4o&feature=youtu.be


4 Comments

  1. spiro pela e spiro pidhi e droguar siq eshte qelbesira rama.shikojani fytyren si te ket dal nga bythleppirje spartak brahos,ruqit e xhafes per nji her.

  2. Leket qe grabite do i hash ilaqe me kuc e me mace. Ti si person moj spiridhuqe kujton se ja hodhe por gabohesh. Tik tak tik tak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *