• |
ide | kryesore

Trump jep lajmin e keq: Nuk dua që në Amerikë të vijnë njerëz me lotari…

Planet, Të fundit

Presidenti amerikan Donald Trump iu rikthye çështjes së lotarisë amerikane, gjatë një fjalimi të mbajtur këtë të premte, duke përsëritur qëndrimin e tij për anulimin e programit. Ai tha se nuk dëshiron që në vendin e tij të vijnë njerëz me lotari, por me meritë.
“Nuk dua më që në këtë vend të vijnë njerëz me lotari. Dua që të vijnë mbi bazë të meritave, njerëz me aftësi dhe që mund ta mbështesin veten financiarisht. Njerëz që mund të kontribuojnë për ekonominë tonë, që e duan Amerikën dhe ndajnë të njëjtat vlera me ne”, tha presidenti amerikan.


Deklaratat për këtë cështje Trump i bëri gjatë një fjalimi ku njoftoi sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.