• |
ide | kryesore

Albert Stanaj krah Duas në koncertin e 10-të gushtit në Prishtinë

Paparazzi, Slider


Dua Lipa vërtet nuk ishte pjesë e festimeve të Pavarësisë, por si për të “justifikuar” këtë mungesë, këngëtarja ka dhënë një lajm shumë të bukur. Ajo ka thënë se brenda këtij viti, do të organizojë një koncert në Kosovë. E tashmë, kjo gjë është bërë fakt. Koncerti do të mbahet në 10 Gusht dhe së bashku me të, Dua do të marrë me vete një tjetër shqiptar i cili po korr sukses në tregun muzikor ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Stanaj, i cili është mjaft i famshëm në Amerikë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Stanaj, i cili ka shkruajtur: “Hej Dua Lipa, mezi po pres të bashkohem me ty në Kosovë! Jam shumë i lumtur që do të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjerë do i zbulojmë më vonë. Faleminderit Dukagjin Lipa! Shihemi atje.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *