• |
ide | kryesore

Nik Xhelilaj do të sjellë terroristin shqiptar në serialin turk

Paparazzi, Slider


Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj, i cili karrierën e tij e zhvillon mes Turqisë, Gjermanisë e Shqipërisë ka folur për projektet e tij të reja. Ai ka treguar se së shpejti në Turqi do të fillojë transmetimi i një seriali, në të cilin Xhelilaj do të luajë rolin e një terroristi me origjinë do të jetë nga Kosova.

E mira e gjithë kësaj është se terroristi në fjalë do të dalë të jetë personazh pozitiv. Se si shtjellohet ngjarja në pika të shkurta ka treguar vetë aktori.

“Seriali tregon historinë shkurtër të një vajze turke që jeton në Berlin dhe është në kërkim të nënës së saj që i ka humbur diku në fshatrat e Sirisë dhe njihet në “Skype” me personazhin tim. Unë bëj një karakter që mund të thuash është terrorist, s’është terorist, është nga këta ushtarët me pagesë, kaçak, ndërkohë sepse sot është një realitet në Siri, është vend i askujt dhe i gjithkujt në të njëjtën kohë. Personazhi bie në dashuri me këtë vajzën e fton i thotë po të martohesh me mua do të gjej mamanë”.

Xhelilaj po ashtu ka zbuluar e do të jetë edhe pjesë e një seriali tjetër, por kësaj radhe gjerman, i cili do të fillojë transmetimin në shtator të këtij viti në kanalin “Vox”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *